e shtunë, dhjetor 29, 2007

Kadaif!

Për inat të gjithë atyre viteve që kam prit të haja kadaif!

Një gjë për të ditur mbi kadaifin: NUK KA GJË MË TË LEEEEEHTË !!!!


Duhen:

Gjys kile kadaif
Arra të qëruara (më mirë ti qëroni vetë)
200 Gram Gjalp


Shërbeti:

4 gota sheqer ( kam përdor sheqer të bardh dhe kaf)
3 gota ujë.

Kadaifi shkriftohet mirë e mirë. Vendose në një tavë të lyer me pak gjalp.
Vendoset një shtresë kadaif.
Një shtresë arra.
Një shtresë kadaif.

Gjalpin e shkrijmë dhe ia hedhin përsipër.

E fusin në furrë 250, për 20 min.

Pasi e heqim nga furra e lejmë të ftohet.

Përgatisim shërbetin.
Unë e bëra të hollë, nuk e lashë shumë të trashej.
Shërbetin ia hedhim kadaifit të ftohtë.

Dhe ja , më thjesht se kaq nuk ka.
E vetmja gjë është nëse nuk doni të ngrini pesha, atëherë hidheni shërbetin me GARUZHDE.

Për qejf, o sa mirë je moj ëmbëlsirë.

e hënë, dhjetor 17, 2007

Buk e zez si prej Normandie


po 7 dollare ama......aaaaaaaaaaaa!!!!!!!

Ore Kungull!!!

Duhet të gatuaja Kungujt në frigorifer, pasi kisha frikë se do më prisheshin ...

qe baba:



Kunguj të mbushur



Duhen

4 kunguj
Patate të vogla të zjera
Djath të bardhë
hudhra
Kërpurdha

Kungujt priten për së gjati dhe më pas ndahen copat në dysh. Dmth çdo kungull i bie të nxjerri 4 copa.
Me një lugë i heqim të brendshmet, dhe formojmë një tip varke.

Patatet i zjejmë dhe i bëjmë si pure dhe i përziejmë me djathin dhe kripë a piper, ça tiu kapi dora.

Në një tigan skuqim hudhrat dhe kërpurdhat. Këto ua hedhim sipër patateve, dhe më pas mbushim kungujt.

I fusim në furrë të ngrohur për 15 minuta.

Kunguj si torta




2 kokrra vezë
3 kunguj
një kokërr qepë
Djath i bardhë (ose parmiggiano)
kërpurdha
një thelpi hudhër
patate pure
thërrime buke

KUngujt i presim hollë hollë , gjithashtu dhe qepën dhe hudhrat dhe i vejmë të skuqen bashkë me kërpurdhat.

Vezët i rrahim dhe u hedhim puren e patateve dhe djathin.
Më pas i hedhim dhe të gjithë këto të skuqurat (pasi ti kemi pastruar për ti hequr yndryrën)

I vendosim në një tavë për Cup Cake, dhe u hedhim thërrime buke përsipër.
Lihen në furrë për 15 minuta.



Hahen gjithë qejf

e shtunë, dhjetor 15, 2007

pite me ton


Dita e fundit para pazarit.

kemi
një pite
një gjys kastraveci
pak djath
Ton
qepë
Ranch Sauce

Tonin dhe qepët i skuqa pak jo shumë, pa u bërë qepët shumë të verdha.
Piten lyejeni me ranch (më mirë salc kosi) dhe hidhini djathin dhe tonin me qepët.
Mund të hahet dhe duke ec!

Buk me Salmon



Salmon i tymosur
Tapenadë
2 feta bukë të thekura
Djath
Piper

Akoma më e lehtë për tu bërë.
Në kohën që theken bukët, mund të prisni salmonin dhe ashtu me bukë të thekura, lyejini me tapenadë apo gjalp ose salcë kosi, dhe vendosni një fetë salmoni. Hmmmm

ose merrni salmonin, vendosini djath në mes, dhe rrotullojeni.

Nuk ka më shumë se 130 kalori.

e mërkurë, dhjetor 12, 2007

Topa Gorgonzole (lirë/shpejt part 2)

Më kollaj nuk ka.

Duhet gorgonzola dhe erëza të ndryshme të vendosura në një pjatë.




Gorgonzola Thërrmohet dhe pastaj merret dhe mundohuni të formoini topa me duar. Rrotullojeni topin në erëza.
SHkojnë shumë me carb Cakes, dhe gjithashtu për appetizers.

Mund ti bëni me Chevre

Lirë/Shpejt/ "Crab/Shrimp Cakes" part.1

1 konserve Gaforre
1 konserve Karkaleca
2 luge majonez
1 kokerr veze
Kripe/piper
Therrime buke



Përzihet veza me majonezin dhe më pas i hidhen gaforret dhe karkalecat (të thërrmuar).

Përzihen mirë e mirë gjeri sa të të trashet mirë, dhe fillojmë e formojmë topa apo forma vezake. I lyejmë me thërrimet e bukës dhe i vejmë për ti skuqur max 4 minuta.

Mund të shoqërohen me salcë tartar.

Unë i hodha dhe ca mustardë dhe ca qepë të njoma

e martë, dhjetor 11, 2007

Shttt!

E para, qe kam bere nje aksion te papare, duke pastruar me letra/rroba/dokumenta/dhoma, tu shkrujt letra, verdalle, vara vingo, aiiiiiii, 9 ore , shume lek pazar.... dmth shume e zenme

E dyta, skam pike fuqie, me shkrujt,

e nenta ( ska nevoje me i marre nr me rradhe) i pashe keto fotot, dhe thashe, po i vej, se mendova qe do ti pershkruaja...po ju befshin mire, se gjera te thjeshta jane.

e dyta, me cmeni ky blogu, se me ftofet ushqimi duke kerku aparatin!!! ( Arushi fotograf)


e shtata...mflihet gjume





e premte, dhjetor 07, 2007

Spinaq

Spinaqi, Spinaqi, Spinaqi :):)

Kjo është nga ato ditët kur përton shumë për të gatuar. Kështu që unë nga lodhja dhe hutimi, bëra spinaqin më të thjeshtë që mund të bëjë njeriu.
Dhe ....rezultati....Më i shijshmi që kam ngrënë ndonjëherë.

1 tufë spinaq
2 lugë gjelle oriz
një thelë mishi,



Pastrohet spinaqi mirë e mirë. Në një tenxhere vihet ujë për tu zjerë, dhe kur të valojë uji i hidhet spinaqi, dhe lihet në zjarr për 2 a 3 minuta. Kjo proçedurë përsëritet 2 herë.
Pasi ta kemi la, pastru, zjerë, (ça nuk i bëmë spinaqit moooo) e vejmë përsëri në tenxhere ( me ujë të pastër) dhe i hedhim kripë, mishin dhe orizin.

Dalim në ballkon, hutohemi për 10 minuta.

Uaaaaa, sa e shijshme del, kështu e thjeshtë fare.

e enjte, dhjetor 06, 2007

Prapë buk???

Si menuja e bukëve të vogla të dikurshme, (kliko këtu për menunë) por këtë herë në miksim e sipër i vura ca ullinj të prerë hollë dhe gjithashtu pasi i futa në furrë, u hodha përsipër
Mozarella
Hudhra te shtypura mirë.

Dhe gjeta një mënyrë që për mua është e shijshme.

Buk e ngrohtë
Pak tapenadë me gorgonzola,

Ose Buk e ngrohtë me gorgonzola dhe mandarina.

Ose të treja sëbashku, por tani nga darka se buk buk bëhet dhjam.

Patëllxhana rrumbullak strumbullak


Duhen

3 patëllxhanë të prerë për së gjati
salcë domate
Ton konservë
Djath
Ullinj
kripë, piper



Patëllxhanët vendosen në një enë plot me ujë dhe futen në furrë. Lihen për 20 minuta, a derisa të piqen duke i kthyer herë pas here.

Ndërkohë që piqen, përgatitet salca. (tani, kjo salca në bazë është me ton, por unë i hodha dhe çfarë kisha në frigorifer...po se mbaj mend)

Toni përzihet mirë e mirë me salcën e domates, dhe me djathin. I hidhet kripë.

Pasi të jenë pjek a zjerë a të jenë gati më mirë patëllxhanët, i nxjerrim nga furra dhe i vendosim në një tavë për muffins.

Ideja është që të krijohet një tip globi me patëllxhanët dhe salca të jetë në mes.
Kjo arrihet me këtë lloj tave dhe me vendosjen treshe (a kryq) të patëllxhanëve.

Futen në furrë dhe lihen për 10 minuta.

Mund të shërbehen me salcë domate plus salcë tartar.

e martë, dhjetor 04, 2007

të reja


Kemi qenë shumë pa karar tha kështu që skena prek sobëra që mos bënim ndonjë zarar, vetëm pite kemi ngrënë, të pjekme, të djegme, të vajosme. pite të shumëllojshme.
Pite me djath ditën e parë
pite me ullinj të dytën
pite veç me kripë të tretën
Pite në plehra të katërtën se erdhi kartagjena në gjendja mbi zero.

Po për ditët që vijojnë,(dmth gjona që kena tret para ca ditësh) ka
patëllxhanë rroumbullak stumbmullak me ton brenda
makarona
supë prapë me makarona
(prit se po shof fotot, se nuk mbaj mend çkam gatu)
uuu, dhe fërgesë me mëlçi.

nesër skam kohë, po pasnesër kena mish. (ditë feste)

Tapenade

Unë mbaroj për Tapenadë ose ndryshe ulli të shtypur, kështu meqë më hipi kot në mendje para 2 javësh vendosa ta bëja vetë.


duhen:

150 gram Ullinj
50 gram Caperi
50 Gram cironka
2 thelpinj hudhra të shtypura


vaj ulliri
Kripë
Piper
Limon


Në një mixer vendosen 4 përbërësit e parë dhe lihen gjersa të bëhen si salcë.
Më pas mixerin ktheheni tek Shpejtësia më e ulët, dhe filloni ti hidhni vajin e ullirit nga lart. dhe pak lëng limoni.


Kujdes tani me Cironkat, se ndonjëherë janë shumë të kripura, kështu kripën vendoseni andej nga fundi, se ka mundësi të mos keni nevojë fare për kripë.


Shkon shumë me baguette të thekur.
P.s. unë nuk kisha baguette, por kam ende tapenade, në rast se do kem baguette.